TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Polica greke ka dhënë disa sqarime për të gjitha veprimet që duhet të ndërmarrin shtetasit shqiptarë në mënyrë që të mos penalizohen për tejkalimin e afatit 90-ditor në zonën Shengen. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Emigracionit dhe Kufijve të policisë greke, shtetasit shqiptarë që mbyllja e kufijve i gjeti brenda zonës Shengen, duhet të paraqiten në drejtoritë e emigracionit të drejtorive vendore të policisë, të shoqëruar prej personit, i cili do të marrë përsipër t’u sigurojë atyre banesën dhe shpenzimet e qëndrimit.
Personi i interesuar duhet të ketë me vete:
Sipas policisë të gjitha rastet verifikohen një nga një ndërsa personi i interesuar njoftohet prej autoriteve direkt ose brenda 24 orëve për ecurinë e kërkesës së tij. Ndërkohë, autoritetet greke besojnë se ndodhen të izoluar dhe pa mundësi të largohen, më shumë se 5000 shtetas shqiptarë.
Ditët e fundit janë riatdhesuar dhjetëra shqiptarë që kanë kthyer nga Greqi. Disa falë ndihmës së biznesmenëve, ndërsa të tjerët me shpenzimet e tyre.