AKTUALITET, 9 Prill 2020, 17:21

Spohr: “Lufthansa” humb një milion euro në orë si pasojë e COVID-19

Spohr: “Lufthansa” humb një milion euro në orë si

“Lufthansa” po humb aktualisht një milion euro në orë për shkak të koronavirusit të ri dhe do të ketë nevojë për mbështetje publike, deklaroi kreu i grupit, Carsten Spohr në një mesazh për punonjësit.

“Ne nuk mund ta kalojmë këtë krizë në rritje pa mbështetjen e shtetit”, theksoi Spohr në këtë video.

“Ne humbim çdo orë rreth një milionë euro nga likuiditetet tona”, theksoi ai.