AKTUALITET, 9 Prill 2020, 16:07

Rama: Bashës do t'i mbetet vetëm turpi dhe dështimi, ëndërron protesta të mëdha

Rama: Bashës do t'i mbetet vetëm turpi dhe dështimi,

Edi Rama sulmoi Lulzim Bashën në rrjetet sociale se, nuk ndihmon për të luftuar koronavirusin, por vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër.

Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe Bashës do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës.

“LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës”, shkruan Rama.