AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 17:25

Rritet presioni/ Pas Budestagut edhe asambleja e OSBE shton trysninë për reformën zgjedhore

Rritet presioni/ Pas Budestagut edhe asambleja e OSBE shton trysninë

Pas një kohe të madhe krize dhe mungese komunikimi, ndërkombëtarët po shikojnë çelësin e përafrimit të palëve tek reforma zgjedhore. Pasi bundestagu gjjerman e vendosi ate si një nga kushtet prioritare për fillimin e negociatave Asambleja e Përgjithshme e OSBE ka kërkuar nga të gjitha palët që të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive.

“I nxitim të gjitha palët në Shqipëri të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR “, thonë drejtuesit e @oscepa, duke përshëndetur tryezën e së mërkurës të mundësuar nga @OSCEinAlbania”. Në dokumentin e votuar në shumicë nga deputetët gjermanë mbledhja e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat kushtëzohej nga:” Të miratojë Reformën Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, si dhe sigurimin e financimeve transparente për partitë dhe fushatën zgjedhore dhe ndërtimin mbi rezultatet e komisionit ad hoc të Reformës Zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur të bëhet me dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës, siç rekomandohet në raportin e ODIHR të datës 5.9.2019″.

Edhe ambasadori i BE, Soreca, dhe i dërguari i ShBA për Ballkanin, Palmer e kanë vënë theksin tek kjo reformë që mund të jetë një fillim por kurrësisi një zgjiodhje për krizën.