AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 17:19

Foto/ Momenti kur kokaina nxirret me çantë nga Porti i Durrësit

Publikohet fotoja e Ardian Begës, i cili u arrestua sot nga policia, pasi është njëri prej trafikantëve shqiptarë, që pritën kontenierët me kokainë të ardhur nga Greqia.

Në foto shihet Bega, në momentin që nxjerr pakot nga kontenieri në Portin e Durrësit. Bashkë me Begën, policia ka arrestuar edhe Altin Mislihakën, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e avokatit shqiptar, Gentian Malindi.

Të tre këta shtetas kanë qenë pritësit e pakove me kokainë, që erdhën nga Porti i Pireut në Portin e Durrësit.