TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka shkuar në 11 numri i viktimave, të cilët humbën jetën në një spital në Turqi për shkak të zjarrit të shkaktuar nga pajisja e oksigjenit me rrjedhje të lartë në njësinë e kujdesit intensiv për koronavirusin.
Sipas Anadolu Agency Prokuroria e Gaziantepit po kryen me përpikëri hetimin lidhur me zjarrin në njësinë e kujdesit intensiv për COVID-19 në spitalin privat universitar Sani Konukoğlu (SANKO) në të cilin po trajtoheshin 19 persona.
Në kuadër të hetimit ku janë angazhuar dy prokurorë nën koordinimin e zv.kryeprokurorit është përfshirë edhe një ekip ekspertësh i përbërë nga inxhinierë mekanikë dhe elektrikë si dhe ekspertë të sigurisë në punë. Bëhet e ditur se ekipi përkatës ka përfunduar inspektimet në vendin e ngjarjes.
Si pjesë e hetimit po merren informacione nga punonjësit e spitalit dhe familjarët e pacientëve.
Ndërkohë vazhdon hetimi administrativ nga Drejtoria e Shëndetit të qytetit.