TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski të cilët janë në paraburgim në Shutkë, për shkak dyshimeve se janë organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit, janë sulmuar sot fizikisht në burg. Sipas burimeve nga burgu i Shutkës dhe nga Prokuroria Themelore Shkupi 1, Janakieski dhe Ristovski janë sulmuar nga një i burgosur nga rasti “Lagja e trimave”, i cili në të njëjtën kohë është gjetur në oborrin e burgut.
Sulmi është bërë jashtë, gjatë kohës së shëtitjes së rregullt nga një orë që e kanë të gjithë personat e burgosur.
Familjarët e të akuzuarve për “Makfax”, thonë se të dy janë lënduar në një rrahje me të dënuarit e “Lagjes së Trimave”. Të njëjtit thonë se të dy ish ministrat kanë qenë të përgjakur dhe janë dërguar për kontrolle mjekësore në spitale.
BE ka dënuar sulmin duke lëshuar një notë:
BE-ja fuqimisht dënon çdo formë të dhunës dhe në të njëjtën kohë shpreh brengosje për incidentet e raportuara në Burgun e Shutkës. Ne presim që këto incidente të hetohen si dhe të vijojnë pasoja”, thuhet në kumtesë.
Sa i përket procedurave gjyqësore në lidhje me incidentet e 27 Prillit, ata thonë se nuk do të komentojnë për to.
“Në përgjithësi, ne presim që institucionet gjyqsore ta kryejnë punën e vet ne mënyrë profesionale dhe të pavarur”, thuhet në kumtesë.
Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev, sot ka kërkuar dorëheqje nga drejtori i Burgut të Shtukës, Gjoko Kostevski, pas dy incidenteve të djeshme në Burgun e Shutkës.