AKTUALITET, 15 Janar 2019, 21:05

Rrëzohet plani i kryeministres britanike për Brexit, gati mocioni i mosbesimit për qeverinë

Rrëzohet plani i kryeministres britanike për Brexit, gati mocioni i

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka marrë një goditje të rëndë në parlament, pasi deputetët refuzuan planin e saj për daljen nga Bashkimi Europian. Ky ishte i vetmi plan që kryeministrja kishte formuluar, 70 ditë përpara daljes formale të Mbretërisë së Bashkua nga Bashkimi Europian. Refuzimi i sotëm, i lë britanikët pa një plan konkret. Pritet që votimi i sotëm të shkaktojë kaos në procesin e Brexit.

Plani i Theresa May mori 432 vota kundër dhe 202 pro.  Mësohet se shumë anëtarë të partisë Konservatore janë bashkuar me opozitën, për të votuar kundër May.

Lideri i opozitës, Jeremy Corby, ka filluar procedurën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, e cila mund të çojë në zgjedhje të parakohshme.

Corbyn u shpreh se debatet gjatë mocionit të mosbesimit do të lejojnë deputetët të japin verdiktin mbi "paaftësinë e qeverisë".

Në kushte normale, një dështim i tillë shpesh shoqërohet me dorëheqje të kryeministrit, por zonja May ka dhënë sinjale se do të vijojë detyrën dhe do të përballet me mocionin e mosbesimit.

Nëse Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga Bashkim Europian pa një marrëveshje, kjo pritet të shkaktojë kaos dhe probleme të shumta, veçanërisht për ekonominë britanike.

/TPZ.AL/ 

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2019/01/16/qeveria-britanike-i-mbijeton-votebesimit/?fbclid=IwAR0Du6rzKv24snY4ZP3KYtNb3qODwo9TrbO55HixydDrPhzuzN5yU8auTfc