TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi ka thënë sot se qeveria duhet të largohet sa më shpejt.
Nga studio e emisionit “45 minuta”, Shehi tha se protestat nuk do të ndalin në qoftë se kjo qeveri nuk do të rrëzohet.
“Nuk do të largohemi nga sheshi pa e rrëzuar këtë qeveri dhe ky kryeministër”-tha deputeti.
Më tej, ai theksoi se qytetarët duhet ta dinë se për çfarë janë duke protestuar, në mënyrë që të mos mashtrohen.
“Ne duhet t’i themi popullit se për çfarë po shkojmë në protestë që të mos bien pre e mazhorancës, që thotë se këto duan pushtet.”-u shpreh ai.
Kreu i LZHK-së deklaroi se qeveria duhet të largohet me shqelma.
“Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërruar karriken e kryeministrit, këtu bëhet fjalë për të larguar një person të rrezikshëm.
Duhet ta përzënë me shkelma jo vetëm ta largojmë. Gjysma e këtyre duhet të hyjnë në burg.”-tha deputeti Dashamir Shehi.