AKTUALITET, 17 Janar 2019, 16:13

Dorëzimi i Balilit/ Artan Hoxha zbulon kushtet

Dorëzimi i Balilit/ Artan Hoxha zbulon kushtet

Gazetari, Artan Hoxha nga studio e emisionit “Top Talk” ku ishte i ftuar, u shpreh se është shumë e rëndësishme që njëri prej njerëzve më të kërkuar në Shqipëri është para drejtësisë.

Sipas tij, Klement Balili u vetëdorëzua pasi mori miratimin për plotësinë e dy kushteve.

“Në fakt është shumë e rëndësishme që tashmë njëri prej njerëzve më të kërkuar në Shqipëri, është tashmë para drejtësisë, ashtu siç e tha edhe Ambasada Amerikane në Tiranë. Klement Balili u vetë-dorëzua, pasi negocioi dhe mori miratimin për plotësimin e dy kushteve, shënimin në procesverbal se po vetë-dorëzohet dhe garancinë për një proces të drejtë gjyqësor”-tha Hoxha.