TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Meteoalb njofton se pas mesnatës së të enjtes, pritet përmirësim i motit në Veri dhe zonat Qendrore.
Por, në Jug-Juglindje të vendit, reshjet bëhen intensive dhe vijojnë deri mëngjesin e sotëm ku shfaqet rreziku i përmbytjeve, sipas sinoptikanëve.
Mesdita dhe në vijim sjellin largim gradual të reshjeve edhe nga zonat Jugore.
Fundjava sjell përmirësim të motit megjithatë vranësirat bëhen prezente herë pas here duke sjellë edhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu.
Temperaturat vijojnë të ulen edhe sot duke shënuar në mëngjes rreth 7°C në zonat malore ndërsa mesdita do shënojë deri 24°C; edhe fundjava mbetet e freskët.