AKTUALITET, 2 Prill 2019, 23:44

Dy vite jashtë politikës, Valentina Leskaj: Pse u tërhoqa

Dy vite jashtë politikës, Valentina Leskaj: Pse u tërhoqa

Valentina Leskaj me një eksperiencë 16 vjeçare në politikë u tërhoq dy vite më parë. E ftuar sonte në emisionin ‘Tempora’ të gazetares Sonila Meço, Leskaj është shprehur se ka dashur gjithmonë të promovojë të rinjtë dhe se politika ka nevojë të rigjenerohet.

“Sa më shumë kalon koha aq më shumë bindem për vendimin që kam marrë. Prononcimi për shtyp ishte me vonesë sepse ishim në fazën e zgjedhjes së Presidentit. I kam kërkuar një takim kryetarit të PS, para saj dhe i kam thënë që nuk do të kandidoj më. Kam dashur gjithmonë të promovoj të rinjtë dhe mendoj se politika ka nevojë të rigjenerohet. Madje preferoj të ishte një e re”.

E pyetur se si i duken të rinjtë sot në politikë, Leskaj tha: “Nëse do më pyesje si është Parlamenti, normalisht që nuk do të ndihem mirë. Ndërsa si duken të rinjtë, do të thoja se askush nuk ka ardhur i mësuar në politikë. Problemi nuk qëndron se si janë ata që janë atje, por te procesi. Nëse të rinjtë vijë në bazë të meritokracisë, jam e bindur që do të bëhen më të mirë”, tha Leskaj.