TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfundon në pranga e më pas dëbohet nga Italia një shqiptar pas ankesave të shpeshta të bëra nga disa fëmijë të vegjël, kryesisht të moshës 13-vjeçare.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari emri i të cilit nuk bëhet i ditur u dëbua me urdhër të prerë nga policia. Ai akuzohet për ngacmime seksuale ndaj djemve të vegjël, të cilët e kishin shprehur shpesh herë shqetësimin se shqiptari 45 vjecar i ngacmonte.
Pas hetimeve, kryesuar nga Maurizio Marcucci, u bë e mundur edhe gjetja e shqiptarit të vënë në akuzë, i cili rezultoi se jetonte në Itali që prej vitit 2005 pa leje të rregullt qëndrimi.
Hetimet dhe kontrollet kundër shqiptarët nisën që nga fundi i dhjetorit, nga oficerë të policisë lokale të Recanatit, të cilët zbuluan se ai jetonte aty pa leje qëndrimi.