TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në vijim të kontrolleve në kuadër të konsolidimit të disiplinës në konsumin e energjisë elektrike dhe reduktimit të mëtejshëm të nivelit të humbjeve joteknike, OSHEE ka kapur mat në vjedhje 14 abonentë, për të cilët ka bërë edhe padi.
OSHEE njofton se kontrollet në katër ditët e fundit bënë të mundur kapjen dhe procedimin në policinë e shtetit të 14 abonentë me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike përmes skemës:
– Furnizim me linjë të dytë
– Rilidhje e paligjshme
– Pa kontratë, vjedhje
Abonentët e proceduar janë kryesisht nga Shkodra, pjesa e ish-komunave, si dhe dy raste i takojnë Lezhës.
Abonentët janë
Ruzhdi H.
Lazër V. N.
Gjok P.
Gjon L.
Mark M.
Bejto H.
Mantho K.
Altin N.
Gjek V.
Ndue B.
Avdyl I.
Ndue P.
Çime K.
Gjyste K.
“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpreh vendosmërinë për të mos toleruar asnjë rast të vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike. Çdo konsumator i cili për arsye të ndryshme ka neglizhuar në të shkuarën pagesën e energjisë duke akumuluar borxh të konsiderueshëm, ka mundësinë që të përfitojë nga skemat lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve me këste mujore”- njofton OSHEE.