AKTUALITET, 25 Shkurt 2018, 10:07

Revoltohen peshkatarët e Vlorës

Revoltohen peshkatarët e Vlorës

Peshkatarët e Vlorës ankohen për mungesë të ankorimit të anijeve për shkak të numrit të lartë të tyre. Sipas tyre në qytetin e Vlorës janë afro 100 anije peshkimi dhe mungesa e hapësirës e vështirëson punën e tyre, madje kur ka probleme teknike, remontet mund të bëhen vetëm në pashaliman. E vetmja mbështetje që thonë se kanë marrë nga qeveria është subvencionimi i karburantit, ndaj ata bëjnë apel për ndihmë.