LIFESTYLE, 20 Nëntor 2018, 08:42

Rrebeshe shiu dhe rrufe, çfarë do të ndodhë sot me motin

Rrebeshe shiu dhe rrufe, çfarë do të ndodhë sot me motin

Gjatë ditës së sotme moti parashikohet i vranët në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Metoalb, prej orëve të para të ditës do të ketë reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet mesatar. Gradualisht prej mesditës reshjet do të fitojnë intensitet të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, me shkarkesa elektrike, kryesisht në bregdet dhe në zonat e ulëta.

Në lartësitë e Alpeve priten reshje bore.

Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jug dhe shpejtësi 1-25 m/sek në bregdet e vrullshme dhe me rrahje.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 4 ballë, me lartësi vale 1,5-2,0 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 10/16 shi rrufe
Kukës 5/8 shi rrufe
Lezhë 12/17 shi rrufe
Dibër 4/6  re shi
Durrës 13/19 shi rrufe
Tiranë 11/18 shi rrufe
Elbasan 8/17 shi rrufe
Berat 8/18 shi rrufe
Vlorë 14/19 shi rrufe
Korcë 4/7 re shi
Gjirokastër 8/14  shi rrufe
Sarandë

TPZ.AL