LIFESTYLE, 19 Nëntor 2018, 10:33

Luana e Marina janë grindur?Marrin fund dyshimet, ky detaj tregon gjithçka

Luana e Marina janë grindur?Marrin fund dyshimet, ky detaj tregon

Ato janë dy nga motrat më të famshme të ekranit në vendin tonë. Dhe dy ndër moderatoret më të preferuara për publikun.

Luana po ecën goxha mirë me programin e saj televiziv, por Marina s’ka qenë aktive në televizion që nga përfundimi i “C’est La Vie”.

Para pak ditësh na bëri përshtypje një detaj interesant, pasi motrat Vjollca të cilat ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk kanë qenë shumë aktive në Instagramet e njëra-tjetrës. Ndaj u krijua përshtypja sikur mes tyre mund të ketë pasur ndonjë zënkë pasi Marina nuk e kishte uruar publikisht as për filimin e emisionit të ri.

Mirëpo këto dyshime morën fund tani. Marina publikoi një foto me të ëmën dhe motrën e madhe, ndërkohë që komentoi Luana duke thënë:

“Mami mos kujton gjë që është top modele” dhe Marina ia ktheu: “Kam ca video që më mirë mos t’i postoj”.

Ndërkohë një fanse u ka thënë që vetëm Luana mungon dhe Marina e etiketon dhe shkruan:

“Gjithmonë, më mungon Luana”.