LIFESTYLE, 18 Nëntor 2018, 13:57

Reshje bore dhe rënie temperaturash, si parashikohet moti për javën që vjen

Reshje bore dhe rënie temperaturash, si parashikohet moti për

Temperaturat u ulën ndjeshëm këtë fundjavë, ndërsa dëbora në zonat malore solli dhe problemet e para.

Meteoalb bën të ditur se reshjet e shiut dhe dëborës do të vijojnë sonte gjatë natës dhe ditën e diel në zonat Jugore; reshje më të pakta do të ketë në zonat Lindore. Zonat Qendrore dhe Veriore paraqiten me reshje të izoluara.

E hëna përmirëson përkohësisht kushtet e motit por mbrëmja dhe e marta ri-sjellin reshjet në territor.

Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta në fundjavë dhe të hënën ndërsa rritje graduale pritet për të martën dhe në vijim; më e ndjeshme në temperaturat minimale të cilat parashikohet të kalojnë në vlera mbi zero.