TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetëra persona u evakuuan nga një ndërtesë në destinacionin e preferuar të pushimeve për shumë pushues, në ishullin Tenerife, ku dallgët e stërmëdha goditën disa apartamente që gjendeshin buzë detit.
Pamjet dramatike tregojnë sesi valët masive godasin ballkonët e apartamenteve duke shkatërruar gjithçka u del përpara.
Valët e larta u shkaktuan nga stuhi të forta që goditën ishujt Kanarie në Atlantik dhe mbërrijnë deri në katin e tretë të pallatit që duket në video. Autoritetet bënë evakauimin e men menjëhershëm të godinës si dhe penguan pushuesit të futeshin brenda deri në qetësimin e situatës.
[playlist type="video" ids="176301"]
Një total prej 39 personash u evakuuan nga dy vende të veçanta në ishull, pasi deti i trazuar goditi bregdetin e saj. Deri tani nuk ka raportime për të lënduar ndërsa shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri të lartë pasi stuhia nuk është larguar ende.
Stuhitë në ishull nuk janë të pazakonta, megjithatë dallgë të tilla nuk ishin vërejtur prej shumë kohës, kanë treguar dëshmitarët.