LIFESTYLE, 19 Nëntor 2018, 12:58

Olti Curri thumbon keq këngëtaren e njohur shqiptare: Qenke këput në b**hë

Gazetari i njohur Olti Curri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut me deklaratat e tij të bëra në mënyrë të drejtpërdrejtë, si dhe për mendimet e sinqerta që jep për personazhe të ndryshëm të njohur të ekranit.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe me reperen e njohur, Tayna. Kjo e fundit ka publikuar dy ditë më parë këngën e saj më të re me titull “Pow pow”.

E mesa duket Oltit nuk i ka pëlqyer teksti i këngës së Tayna-s, të cilën e ka thumbuar me anë të një postimi në “Instastory”.

“Sa tekst i thellë! Qenke këput në bythë me këtë këngë mi Tatjana, se ato këngët e para dukeshin nice. Para këtij teksi edhe sherri mes Ardi Daullxhiut dhe Ujkut të Cërrikut duket debat akademik”, shkruan me ironi Olti Curri.