LIFESTYLE, 18 Nëntor 2018, 13:00

Flor Binaj flet ‘troç’: Nëse nuk do të kisha njohur gruan, do të isha lidhur me...

Aktori shumë i njohur dhe i dashur për humorin Florjan Binaj së fundmi edhe pjesë e emisionit të moderuar nga Luana Vjollca, ‘Shiko kush luan’.

Mbrëmjen e kaluar aktori tha se nëse nuk do të kishte njohur Sadinën, bashkëshorten e tij në Lice, sot do të kishte në krah moderatoren e njohur Bora Zemani.

Në një lojë me pyetje direkte, Aurela Hoxha e pyeti Florin: Me kë nga vajzat e ekranit do të ishe lidhur nëse nuk do të kishe njohur Sadinën në shkollë të mesme?

Dhe përgjigja e tij ishte e qartë: Do të isha me Bora Zemanin!