LIFESTYLE, 19 Nëntor 2018, 10:41

Rita Ora merr vëmendje me këtë fustan në “Theatre Awards”/ FOTO

Rita Ora është artistja shqiptare që çdo ditë numëron suksese të reja në arenën ndërkombëtare. Rita Ora mbrëmë ishte e pranishme në eventin “Theatre Awards”, ku si çdo herë dukej tejet joshëse.

Këngëtarja kishte zgjedhur një fustan të gjatë elegant, me pupla në pjesën e sipërme, kurse flokët i kishte të kapura.

Rita ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa imazhe nga kjo paraqitje, ku pranoi komente pozitive. Kujtojmë që kanë mbetur vetëm edhe katër ditë nga publikimi i albumit të ri “Phoenix”, nga Rita Ora.