LIFESTYLE, 19 Nëntor 2018, 11:13

Sfilata e modës në Parlament, kush spikati me veshjen/FOTO

Si gjithmonë vëmendja jonë shkon te pamja e jashtme e deputetëve dhe ministrave.

Tani që e djathta nuk është në Parlament, më shumë vend në këtë rubrikë zënë të majtët, të cilët, duhet thënë, që kur vjen puna për pamjen e jashtme nuk kursehen. Disa prej tyre kanë edhe dëshirën të spikasin.

Shembulli më tipik është ai i Fate Velajt, i cili dhuron spektakël me veshjen e tij. Ai pëlqen ngjyrat, kombinimet edhe nga ato më të çuditshmet dhe kësaj here dukej mjaft mirë.

Rerem Lala bie në sy për luksin, i cili nuk ka se si të mos jetë edhe i bukur. E veshur kuq e zi, Remja ka sjellë atmosferën e festave të fundnëntorit.

Por supriza ishte Mimi Kodheli. Nga ngjyrat formale, këtë radhë kishte bërë një kapërcim interesant duke veshur një xhaketë ngjyrë rozë. Super!/Panoramaplus/