LIFESTYLE, 6 Mars 2019, 11:37

48 orë negociata/ Arbana dha dorëheqjen, çfarë e riktheu sërish në program?

48 orë negociata/ Arbana dha dorëheqjen, çfarë e riktheu

Lajmi se Arbana Osmani ka dhënë dorëheqjen, duke lënë kështu çdo detyrë të sajën si autore dhe drejtuese në programin "Dua të të bëj të lumtur" në "Top Channel", ka bërë dje  xhiron e të gjitha mediave.

Sipas asaj që është mësuar dje në orët e para të ditës, Osmani ia ka komunikuar në fillim të javës këtë vendim drejtuesve të "TCH" dhe arsyet që çuan në dorëheqje nuk janë zbuluar.

Burime , bëjnë me dije se pas 48 orëve komunikim, ka qenë Vjollca Hoxha ajo që ka mundur ta rikthejë Arbanën në drejtimin e programit, që shënon rekorde audience dhe shitjeje, si një nga prodhimet që i sjell më shumë të ardhura "Top Channel".

Të gjithë fansat e programit dhe të Arbanës janë alarmuar pas publikimit të këtij lajmi, megjithatë kjo mbrëmje do t'i qetësojë të gjithë, edhe ndjekësit fanatik  të cilit me ikjen e Arbanës, do t'i ikte aseti më i çmuar i "Top Channel", figura emblematike, që nga krijimi i televizionit.