LIFESTYLE, 4 Mars 2019, 10:08

Kjo është shtëpia luksoze e Morena Tarakut/ FOTO

Këngëtarja dhe modelja Morena Taraku është shumë aktive në rrjetin social Instagram.

Ajo shpesh herë publikon pamje edhe nga jeta e saj private për të cilën shpesh herë është vënë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Fotot e saja janë të shumta tregojnë jetën luksoze që ajo bën. Dhe ditën e djeshme me anë të një postimi të bërë në Instastory këngëtarja ka treguar pamje nga shtëpia e saj luksoze.

Teksa ka fotografuar njërin kënd ku ndodhet pishina, në pjesën tjetër duket ambienti modern brenda shtëpisë.

"Shtëpi e ëmbla shtëpi. E diel" shkruar në foto modelja ku tregon se ka shijuar fundjavën në qetësi.