TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti iranian, Hassan Rohani këshilloi sot Riadin të ruhej nga fuqia e vendit të tij, ndërkohë që tensioni rritet mes Iranit shiit dhe Arabisë Saudite sunite nën sfondin e tensioneve rajonale, kryesisht për luftën në Jemen.
“Ju e njihni fuqinë dhe vendin e Republikës Islamike. Më të fuqishëm se sa ju nuk kanë mundur të bëjnë gjë kundër popullit iranian”, tha Rohani në një mesazh që i drejtohej krerëve saudite, gjatë një fjalimi në Këshillin e Ministrave.
“SHBA-ja dhe aleatët e tyre kanë mobilizuar të gjitha mjetet kundër nesh dhe nuk mundën të bëjnë gjë”, shtoi presidenti iranian duke aluduar kryesisht për luftën shkatërruese në vitin 1980 të Irakut kundër Republikës Islamike të Iranit, me mbështetje të perëndimorëve që përfundoi tetë vite më vonë me rikthimin në status quo-në e mëparshme.
Irani është rivali rajonal i Arabisë Saudite, aleat i SHBA-së. Dy vendet mbështesin krahë të kundërt në konfliktet kryesore në Lindjen e Mesme.