TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fotografitë e “DailyMail” kanë treguar për herë të parë princat e arrestuar të Arabisë Sauditë dhe ministrat e qeverisë në burgun e hotelit me pesë yje.
Megjithëse nuk tregohet fytyra, burimi i qeverisë saudite thotë se ata po flenë përtokë në dyshekë të hollë, përfshirë këtu edhe Princin Al-Waleed bin Talal, një nga burrat më të pasur të Lindjes së Mesme.
Ai madje vizitoi vendin tonë me jahtin e tij luksoz në gusht, kur u takua e Kryeministrin Edi Rama dhe zotin Bushati.
Ngjarja erdhi pasi Princi i kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman urdhëroi arrestimin dramatik të princave dhe ministrave kryesorë mes 'hetimeve për korrupsion.'
Trashëgimtari i fronit ka tronditur mbarë Mbretërinë me burgosjen 11 princave, katër ministrave dhe dhjetëra ish-ministrave, shkruan syri.net.Ky është parë gjerësisht si pjesë e grushtit të shtetit në pallatin mbretëror për të garantuar që Princi i Kurorës të sigurojë pushtetin.
TPZ.AL