TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fuqia bërthamore i Rusisë është e mjaftueshme për të siguruar një “nivel dëmi shkatërrimtar” ndaj çdo agresori potencial, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm.
Gjatë raportimit mbi gjendjen e forcave strategjike bërthamore ruse të martën, gjenerali Valeri Gerasimov tha se rreth 74 për qind e arsenalit përdor teknologjinë më të fundit.
“Sot forcat bërthamore strategjike janë të afta të shkaktojnë një nivel të garantuar dëmesh të mëdha ndaj çdo agresori, përfshirë ata që zotërojnë mbrojtje antiraketore”, tha ai. Gerasimov shtoi se Rusia po punon në përmirësimin e arsenalit në mënyra që nuk shkelin detyrimet ndërkombëtare të vendit, për përhapjen dhe zvogëlimin e armëve.
Duke folur në një takim të nivelit të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të martën, Gerasimov tha se ushtria ka përmirësuar aftësinë e saj për të zbuluar një sulm bërthamor që vë në shënjestër Rusinë, gjatë viteve të fundit