BOTA, 7 Nëntor 2017, 13:48

Presidenti Trump zbut tonet me Korenë e Veriut, bën thirrje për marrëveshje me SHBA-të

Presidenti Trump zbut tonet me Korenë e Veriut, bën thirrje për

Presidenti i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka deklaruar nga Koreja e Jugut se Koreja e Veriut duhet të ulet në tryezë dhe të bëjë një marrëveshje.

Presidenti amerikan gjithashtu këmbënguli se ai është i përkushtuar ndaj një “Koreje Veriore të denuklearizuar.”

“Unë sinqerisht besoj se ka kuptim që Koreja e Veriut të ulet në tryezë dhe të bëjë një marrëveshje, që është mirë për qytetarët e Koresë së Veriut dhe për njerëzit e botës”, deklaroi Trump, në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Trump arriti në Seoul pas disa qëndrimeve kundër me Pyongyang-in mbi programet e tij bërthamor dhe raketore. Ai theksoi se SHBA-të dhe Koreja e Jugut do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të mbrojtur aleancën e tyre. “Ne nuk mund të lejojmë Korenë e Veriut të kërcënojë gjithçka që ne kemi ndërtuar dhe ne jemi krenarë për këtë”, deklaroi Trump, shkruan The Guardian.

Ardhja e presidentit Trump nga Japonia e bëri atë udhëheqësin e parë amerikan në 25 vjet që qëndron në një vizitë shtetërore në Korenë e Jugut. Para takimit të tij me presidentin Moon, i cili është takimi i tretë pasi morën detyrën këtë vit, ata vizituan trupat amerikane dhe koreane në Kampin Humphreys jashtë qytetit të Seoul-it. Trump do të mbajë një fjalim në Asamblenë Kombëtare para se të niset për në Kinë.