BOTA, 6 Nëntor 2017, 11:10

Trump, i padëshiruar për amerikanët, ndëshkohet nga vlerësimi për gratë dhe racizmi

Washington Post-ABC News kanë realizuar një sondazh, për të parë mbështetjen që kanë amerikanët për presidentin Donald Trump. Por vlerësimi për punën ndaj Trump, është më e ulëta se ndaj çdo presidenti të mëparshëm.

37 për qind e amerikanëve ose më pak se 4 në 10 amerikanë miratojnë punën e presidentit Trump si udhëheqës i Shteteve të Bashkuara. Mosmiratimi i punës së tij ka arritur në 59 për qind, dhe gjysma e atij grupi nuk e mbështesin thellësisht punën që ai po bën.

Gazeta thotë se 65 për qind e të anketuarve thonë se presidenti Trump ka arritur “jo shumë” ose “pak ose aspak”. Sondazhi tregoi gjithashtu se 51 për qind e amerikanëve nuk kishin fare besim në punën e presidentit për trajtimin e kërcënimit të paraqitur nga Koreja e Veriut.

Gjysma e amerikanëve mendojnë se presidenti ka paragjykime ndaj afrikano-amerikanëve dhe më shumë se gjysma, 55 për qind mendojnë se ai ka paragjykime ndaj grave. Megjithatë, vazhdon mbështeje me 91 % e atyre që e votuan.