AKTUALITET, 25 Qershor 2018, 13:27

Rivali i Erdogan pranon humbjen: Vendi sundohet nga një njeri!

Rivali i Erdogan pranon humbjen: Vendi sundohet nga një njeri!

Rivali i presidentit Erdogan, në zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme në Turqi, Muharrem Ince, ka pranuar humbjen e zgjedhjeve. Fillimisht pasi agjensia e lajmeve Anadolu, shpalli fitoren e Erdogan, Ince u shpreh se ky ishte një manipulim dhe se pjesa më e madhe e kutive nuk ishin numëruar. Por, ditën e sotme, në një konferencë për shtyp,  Ince ka pranuar humbjen.

Ince i ka quajtur zgjedhjet "të padrejta" dhe ka thënë se Turqia ka hyrë në një fazë të rrezikshme, ku i gjithë pushteti është në duart e një personi.

 /TPZ.AL/