AKTUALITET, 25 Qershor 2018, 12:40

Bujar Kapexhiu: Teatri të rikonstruktohet, çdo gjë është e mundur edhe "tulla" ime mbushet me flokë...

Bujar Kapexhiu: Teatri të rikonstruktohet, çdo gjë

Bujar Kapexhiu ka marrë pjesë në dëgjesën e organizuar nga kryebashkiaku Veliaj, me artistët dhe arkitektët, për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri të shoqëruar nga kullat.

Kapexhiu tha se teatri nuk duhet të prishet por duhet të rikontruktohet, duke i shtuar një objekt mes dy teatrove ekzistues. Sipas Kapexhiut, një gjë e tillë është krejtësisht e mundshme.

"Ky teatër edhe nga ana emocionale, kulturore, është monument kulture, duhet ruajtur. Është ky mendim që të ruhet. Mendoj edhe sot se ky teatër mund të ruhet. Për të gjitha mangësitë që ka teatri sot, i ka të gjitha por hajde t'i rregullojmë sipas parametrave. Për shkallët jo prej druri por prej mermeri të bëhen. Gjithcka bëhet, edhe tulla ime mbushet me flokë dhe kacurrela edhe kjo rikontruktohet.vTeatri rikonstruktohet në mënyrë të shkëlqyer. Kemi parë shembuj në botë që ruhen dy teatrot dhe ndërtohet mes tyre, që të unifikohet me të dyja. Këto salla mund të rikontruktohen. Unë kam paraqitur një ide, por arkitektët mund ta marrin në dorë", u shpreh Kapexhiu në dëgjesën e Veliajt.

/TPZ.AL/