AKTUALITET, 25 Qershor 2018, 10:09

“Kamp refugjatësh në Shqipëri?”, Rama reagon pas Samitit të BE-së

“Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë pêr Kampin në Shqipëri”. Keshtu shkruan sot kryeministri Rama, teksa ka reaguar serish pas lajmeve per ngritjen e nje kampi refugjatesh ne vendin tone.

“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë pêr Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp’- shkruan Rama.