TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mediat online dhe rrjete sociale, ka qarkulluar një audio e kryeministrit Rama, që fyente dhe shante me fjalor banal të denjë vetëm për një rrugaç, një qytetar që i kishte dërguar një sms. Pavarësisht se ky lajm u shpërnda gjerësisht nga mediat online apo politikanët e opozitës, kryeministri Rama nuk ka patur asnjë reagim edhe pse që prej transmetimit të audios, Rama ka patur disa dalje në media.
Ndërkohë batareja e ofendimeve dhe sharjeve vulgare të kryeministrit, është censuruar nga televizionet kryesore, sikur të mos kishte ndodhur kurrë.
/TPZ.AL/