AKTUALITET, 25 Qershor 2018, 12:33

Gjyqtarja e Vlorës Brikena Ukperaj Lubonja kalon procesin e Vettingut, rikonfirmohet në detyrë

Gjyqtarja e Vlorës Brikena Ukperaj Lubonja kalon procesin e Vettingut,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dha “ok” për të vazhduar detyrën gjyqtares së Vlorës, Brikena Ukperaj Lubonja. Vendimi për të kaluar vettingun u mor nga trupa gjykuese Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

“Sipas raportit të ILDKPI, Brikena Ukperaj justifikon pasurinë. Ukperaj ka apartament me vlerë 44 mijë euro në Selitë. Edhe sipas DSIK, Brikena Ukperaj e përshtatshme për detyrën”, tha relatorja e çështjes.

Ukperaj njihet për një çështje që lidhet me pronat në Karaburun, ndërsa në seancën e kaluar të pranishëm ishin edhe përfaqësues të familjeve të cilët pretendojnë pronat.