AKTUALITET, 25 Qershor 2018, 13:24

Francezja e mban me bukë, shqiptari e ngacmon seksualisht dhe tenton ta vrasë

Francezja e mban me bukë, shqiptari e ngacmon seksualisht dhe tenton ta

Një grua në Kaen të Francës, e prekur nga gjendja e një shqiptari pa dokumente dhe që jetonte në rrugë, i jep atij ushqim dhe veshje.

Por, ajo do të dhunohet dhe ngacmohet seksualisht prej tij. Këto janë pretendimet e gruas franceze dhe prokurorisë lokale për një çështje që tashmë ka kaluar në gjykatë, ku organi i akuzës kërkon gjashtë muaj burgim për shqiptarin Gentjan Hasa, 27 vjeç.

Ngjarjet për të cilat akuzohet Hasa, datojnë në më prill 2018. Kur e kupton se i riu bëhet agresiv dhe i dhunshëm, zonja ndalon ta ndihmojë atë dhe të ndërpresë komunikimet.

Por, i riu nis ta ngacmojë seksualisht madje ka pasur edhe episode dhune fizike. Në 1 prej tyre, sipas akuzës, shqiptari është përpjekur të mbysë me shall francezen.

PANORAMA