LIFESTYLE, 24 Dhjetor 2019, 11:21

Rita Petro flet për festivalin: Jam ndjerë e fyer që juria shqiptare u quajt e korruptuar

Rita Petro flet për festivalin: Jam ndjerë e fyer që juria


E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, shkrimtarja Rita Petro, anëtare e jurisë në festivalin e RTSH-së u shpreh se votimi ishte teknikisht i pastër dhe shumë i sinqertë.

Ajo shtoi se u ndie e fyer kur juria shqiptare e klasifikua si e korruptuar dhe se ajo e huaj ishte më e zonja.

Çdo gjë ka qenë në mënyrën më të sinqertë dhe të pastër. Nuk u thamë ne hajde në juri, na thirrën por nuk na u lutën, e pranuam.

Duhet një reagim publik institucional që të thonë se çdo gjë është bërë në rregull dhe të respektohet vendimi jurisë.

Na vjen keq që na ndanë, juria shqiptare dhe e huaj. Juria e huaj janë të zotët dhe shqiptarët janë të korruptuar. E kam ndjerë veten të fyer,”- shpjegoi Rita Petro.