TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prezantuesja Alketa Vejsiu, që është gjithashtu një nga organizatoret e Festivalit të 58-të të Këngës, sapo ka pranuar hapur që ndarja e cmimeve ishte e manipuluar.
Në një status në Instastory, vetë Vejsiu ka publikuar peticionin e krijuar vetëm pak orë më parë, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
“Vjedhja e vitit? Elvana Gjata u vlerësua me pikët maksimale nga anëtarët ndërkombëtarë të jurisë, ndërsa dy zonja nga Shqipëria e vlerësuan përkatësisht me 2 dhe 8 pikë përformancën e saj. A nuk është kjo pak e çuditshme që t’i ndodhë të referuarës së fansave të Eurovizionit,”- shkruhet në statusin e publikuar nga Alketa Vejsiu, ku kërkohet edhe dhënia e çmimit për Elvanën.
Dje u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Kjo ndarje ka hapur shumë polemika.