LIFESTYLE, 23 Dhjetor 2019, 10:17

“I kam thyer makinën, me gurë, isha xheloze”/ Kejvina Kthella tregon sherrin me ish-të dashurin

“I kam thyer makinën, me gurë, isha xheloze”/ Kejvina


Modelja shqiptare Kejvina Kthella është rrëfyer së fundmi për jetën e saj. Nuk ka hezituar të tregojë edhe detaje nga jeta e saj personale, madje edhe për sherret me ish-të dashurin e saj.

E ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora, ajo ka treguar se dikur ka qenë shumë xheloze dhe se nga nxehja e tepërt ka arritur t’i thyejë makinën ish-të dashurit.

“Debatoj normalisht, por në një ndër to jam nxehur shumë keq sa i kam thyer makinën atij personi. Ai aty ishte dhe s’kishte ça bënte.

E kam thyer me çdo gjë të mundshme që më dilte përpara, me gurë, e çakmak. Se mbaj mend se ka kaluar shumë kokë, xhelozi, ja kështu. Tani jo, s’jam por më përpara bëhesha shumë.

Është shumë vetëbesim në fakt, tani më pëlqen vetja, bëhem xheloze vetëm për veten”, shprehet Kejvina.

Kejvina Kthella është përfolur kohët e fundit për marrëdhënien e saj me Redjan Rrajën, ky i fundit i akuzuar për atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja.

Nuk dihet edhe se kujt ia ka bërë këtë “skenë” Kejvina, pasi ajo nuk përmend emra.