LIFESTYLE, 23 Dhjetor 2019, 20:31

Alketa Vejsiu i nxjerr gishtin e mesit komentueses: Bota do të rrotullohet prapë, në fund të fundit… (FOTO)

Moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar sërish për Festivalin e 58-të të RTSH, ku Arilena Ara u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Alketa i është drejtuar të gjithë polemistëve për fituesën, duke u shprehur se ‘zhurma’ nuk do të zgjaste shumë dhe se bota do të rrotullohej sërish, e pa ndikuar nga festivali.

“Në fund të të gjithave Bota do vazhdojë të rrotullohet përsëri edhe pas këtij Festivali! Faleminderit të gjithëve!,“-shkruan moderatorja e festivalit.

Sigurisht që nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve të saj, disa prej të cilëve, të pakënaqur, e kanë ironizuar.

“Vetëm Olti Curri të vjen hakut ty,“-shkruan një komentuese duke iu referuar kritikave që gazetari dhe blogeri bëri në rrjetet e tij sociale. E acaruar, Alketa nuk ia ka ‘zgjatur’ shumë ndjekses së saj duke i nxjerrë gishtin e mesit.

Dje u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Kjo ndarje ka hapur shumë polemika.