LIFESTYLE, 23 Dhjetor 2019, 21:53

“Mos kryqëzoni një yll që po shëndrit fuqishëm”, Adelina Ismaili i bëhet krah Arilenës dhe nuk lë gjë pa thënë për këngëtaret shqiptare. Sa për Alketa Vejsiun…

Pas ‘përplasjeve’ të shumta që solli shpallja fituese e Arilena Arës në festivalin e 58-të të RTSH-së, ka reaguar edhe Adelina Ismaili.

Në një shkrim të gjatë, Adelina shfaqet hapur për publikun si një mbështetje e madhe për Arilenën, të fundit këtë që e quan një yll që po shëndrit shumë fuqishëm, ndërsa kërkon që të mos e kryqëzojnë.

Teksa i bëhet krah Arilenës, Adelina nuk lë gjë pa thënë për muzikën dhe këngëtaret shqiptare.

“Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshët për gazetarë e rrobaqepsa, jo mafia e politikanët, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e ‘koncerteve’ që mbajnë erë bajgash e sponzorësh dhëmbë palarë….

Alketën e dënoi modestia e saj. Nuk u ekzaltua siç u ekzaltova unë. Po festova. Festova që një vajzë vetëm 21 vjeçare fitoi”, shkruan ndër të tjera Adelina.