TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja e njohur Arbana Osmani sëbashku me partnerin e saj Eduart Grishaj kanë treguar se kanë ndjekur nga shtëpia Festivalin e ’58 të të RTSH.
Duket se që të dy sëbashku kanë mbështetur Arilenën, e cila me këngën “Shaj” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Teksa ka qenë e ulur në divanin para televizorit Arbana shihet duke kënduar dhe kërcyer me këngët e Festivalit, në videon që partneri i saj Eduarti e ka ndarë me fansat.
Ndërsa krahas videos Eduarti ka shkruar: Kot nuk shkoi të këndoj dhe kjo pak me Alketën.
E ndërkohë që Arbana e ka ripostuar në llogarinë e saj të Instagramit ka shkruar për komentin dhe videon që i bëri Eduarti: Hahahahaha, xheloz.
Festivali i 58 i Këngës në RTSH u fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.
