LIFESTYLE, 23 Dhjetor 2019, 12:24

VIDEO/ E ngrirë dhe e zhgënjyer, momenti kur Elvana Gjata fiton çmimin e dytë

VIDEO/ E ngrirë dhe e zhgënjyer, momenti kur Elvana Gjata fiton

Që para se të publikoheshin këngët konkurruese në “Festivalin e 58-të të Këngës”, lajmi se Elvana do të shpallet fituesja kishte marrë dhen. Entuziazmi i Elvanës nga ky paralajmërim i rremë dukej qartë si në rrjetet sociale edhe në skenë e në performancë. Por zërat filluan të dalin edhe për Arilenën si një fituese e mundshme. Dhe momenti erdhi. Në Festival u shpallën fituesit dhe Elvana mori vendin e dytë ku siç shihet edhe në video këngëtarja s’po i besonte veshëve. Elvanës i duhej një konfirmim i dytë për të pranuar çmimin e dytë në Festial dhe për ti lënë triumfin koleges së saj, Arilena Ara. Gjithashtu edhe në rrjetet sociale të Elvana Gjatës ka rënë heshtja dhe entuziazmi i vetëm një dite më parë duket se është strukur.
 
View this post on Instagram
 

@arilenaaraa triumfon! Fiton Festivalin e 58-të të Këngës! Urime ❤️

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on