TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ka rrëfyer aspekte nga jeta e saj private të cilën ka preferuar ta mbajë gjithnjë larg medias, ndërsa ndau edhe një moment që i kujtohet nga miqësia 20-vjeçare me Çiljeta Xhilagen, me të cilën ka pasur edhe një konflikt.
Vite më parë, vajzat kanë pasur disa bashkëpunime në muzikë duke prodhuar hite si “Puçi, puçi”, “Mike dhe rivale” etj. Mirëpo a ka qenë marrëdhënia mes Gjonit dhe Xhilagës gjithmonë “Puçi, puçi”?
Ingriti në “E Diell” solli në kujtesë një sherr të saj me Çiljetën teksa ishin për koncert në Neë York në vitin 2010.
“Nuk e di sesi dolëm të këndonim para 1 mijë vetave pasi ishim zënë për një laps sysh” rrëfen Gjoni.
“Një mikesha jonë na solli një laps dhe ne sikur po ndanim pronat, jo ma dha mua e jo ta dha ty, por e kishim shumë seriozisht zënkën.
Na mbeti shumë hatri kemi kënduar gjatë gjithë natës me inat, por të nesërmen kur shkuam të hanim mëngjes, e harruam fare” përmbylli rrëfimin e saj këngëtarja.
E pyetur gjatë intervistës nëse ka plan të bëjë një fëmijë të dytë, Ingriti u shpreh se nuk është ende gati pasi fëmija është përgjegjësi.
“Kur ke fëmijë, e heq këtë fustanin me xixa që e ke veshur gjithë qejf, edhe i futesh punës për të bërë makaronat. Është përgjegjësi shumë e madhe fëmija”, tregoi Ingriti.
“A ke dikë me të cilin po punon për të bërë fëmijën e dytë?”, e pyeti Ervin Kurti.
“Punëtorë ka gjithmonë, por nuk e kemi vendosur, nuk jemi gati”, u përgjigj Ingriti.