LIFESTYLE, 26 Shkurt 2018, 10:08

Rita Ora nuk është nga Kosova, por është shkodrane

Rita Ora nuk është nga Kosova, por është shkodrane

Ndërsa njihet në të gjithë botën si këngëtarja nga Kosova, tashmë vërtetohet se Rita Ora është me origjinë nga Shkodra.

Kopi Kyçyku, biografi i gjyshit të saj Besim Sahatçiut zbulon në një intervistë për “Shqiptarja.com”, se origjina e saj e vjetër është nga Kazazët e Shkodrës.

Paraardhësit e Rita Orës kanë shkuar në Pejë të Kosovës, ku mbizotëronte kultura dhe tregtia turke dhe mbiemri u mbeti në këtë gjuhë Sahatçiu.

Rita Ora tashmë e mban mbiemrin në gjuhën e saj shqipe, si artiste e njohur me famë botërore.

Gjyshi i Rita Orës, regjisori i mirënjohur i Kosovës, Besim Sahatçiu, “është konsideruar si një korife i skenës teatrore televizive dhe filmike”.

Kështu shkruhet nga Prof. dr. Akil Mark Koçi në parathënien e librin biografik “Një jetë për ekranin dhe skenën” të shkruar nga Kopi Kyçyku.

Besim Sahatçiu që në rininë e tij shfaqi prirje për muzikën, më vonë u bë një nga personalitet më të mëdha të Kosovës.

[gallery ids="74615,74618,74616"]