LIFESTYLE, 24 Shkurt 2018, 16:53

Vesa “u kryqëzua” nga fansat pasi ofendoi Rihanna-n! Kërkon falje publike

Vesa “u kryqëzua” nga fansat pasi ofendoi Rihanna-n!

Një batutë e këngëtares Vesa Luma nxiti kritikat e fansave të saj. Ajo publikoi një foto në “InstaStory”, në të cilën shkruante në formë shakaje, pa dashur të ofendojë askënd:

“Jeta është si Rihanna, e bukur por e zezë”.

Kjo shprehje bëri që fansat të mos reagonin aspak mirë ndaj saj. Për të sqaruar këtë, këngëtarja bëri një postim ku shkruan:

“Kërkoj falje për të gjithë ata që u ofenduan nga një shaka, që ishte shpërndarë në rrjetet sociale, e që unë e postova në Instastory.

Asnjëherë nuk kam për qëllim të ofendoj dikë bazuar në racë ose në fe (në fakt është gjëja e fundit që kisha bërë). Tjetër herë do të kujdesem më shumë në postimet e mia”.

[gallery ids="74132,74131"]