LIFESTYLE, 24 Shkurt 2018, 14:46

Futbollisti i famshëm shqiptar ndahet nga partnerja pas 12 viteve

Futbollisti i famshëm shqiptar ndahet nga partnerja pas 12 viteve

Pas Blerim Xhemajlit, një tjetër futbollist i famshëm shqiptar i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me partneren.

Pas 12 vitesh së bashku, futbollisti shqiptar që luan për Udinese-n në Itali, Valon Berhami, është ndarë nga partnerja Elena Bonzanni.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berhami nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Nëpërmjet këtij shënimi, dëshiroj t’ju komunikoj që pas 12 vitesh, marrëdhënia ime sentimentale me Elena Bonzanni-in ka përfunduar. Dua ta sqaroj publikisht për të shmangur spekulimet dhe kërkoj respektin maksimal për të gjitha palët e përfshira, në veçanti vajzat tona, Sofia dhe Isabel. Qetësia dhe e ardhmja e tyre për momentin janë prioriteti im. Nuk do të jap deklarata të tjera për mediat me shpresën se rezervimi ynë ndaj kësaj situate do të kuptohet nga ju!”-ka shkruar futbollisti i njohur, duke mos dhënë asnjë shpjegim në lidhje me ndarjen.

Lajmi i ndarjes së tij vjen vetëm më pak se dy vite pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre të dytë.

[gallery columns="1" ids="74072,74073,74074,74075,74076,74077,74078,74079"]