LIFESTYLE, 26 Shkurt 2018, 09:59

Borë në plazh

Borë në plazh

Reshjet e dëborës kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Situata më e rënduar sa i përket qarkullimit rrugor shfaqet në veri-lindje dhe jug-lindje të vendit.

Por, flokët e dëborës kanë zbritur deri në bregdet.

Zona e Shëngjinit u zgjua e zbardhur këtë mëngjes dhe në imazhet e shpërndara nga Bashkia e Lezhës shihet rëra e plazhit e mbuluar me një petk të hollë të bardhë.

Ndërkohë, në shumë  zona të tjera të vendit, trashësia e saj shkon në disa centimetra.

[gallery ids="74606,74604,74605,74603,74602,74601,74600"]