LIFESTYLE, 25 Shkurt 2018, 12:05

Emily Ratajkowski martohet me djalin, që u lidh vetëm para pak javësh

Emily Ratajkowski martohet me djalin, që u lidh vetëm para pak

Martesa e saj i habiti të gjithë fansat, për më tepër që ka ndodhur me një person, me të cilin modelja ka një lidhje prej shumë pak javësh.

Dy muaj më parë, Emily Ratajkowski i dha fund lidhjes së saj nga i dashuri, me të cilin kishte një lidhje prej disa vitesh, Jeff Magid.

Për modelen duket se nuk ishte e vështirë ndarja, pasi jo vetëm gjeti ngushëllim në krahët e një mashkulli tjetër, por tashmë është martuar me të.

Ai është 36-vjeçari, Sebastian Bear-McClard, i cili pozoi krah modeles në foton e publikuar prej saj:

“Pra. Kam një surprizë. U martova sot”.

Por kush është Sebastian Bear-McClard?

Ai është një producent i njohur për disa punë të tij në “Hollywood”, përfshirë “Good Time”, “Heaven Knoës What” dhe “Still Life”. Ai është gjithashtu aktor, i cili ka luajtur në filma si “The Minority”apo “Force of Circumstance”.

Filmat e tij janë nominuar për disa çmime të rëndësishme. Ai gjithashtu ka themeluar një studio për krijimin e videoklipeve.

[gallery ids="74376,74377,74378,74379,74380"]