LIFESTYLE, 26 Shkurt 2018, 09:30

Ja si dukeshin motrat Bregu 23 vite më pare

Majlinda, Ornela dhe Rovena janë tre vajzat e familjes Bregu, dy prej tyre të njohura.

Ornela është prapë ajo që ka postuar një foto familjare, realizuar në vitin 1995, së bashku me prindërit dhe dy motrat, Majlinda dhe Rovena.

“Gusht 95! Kur rriteshim në sytë e prindërve dhe flinim afër njëra-tjetrës. Familja është aty ku jeta fillon dhe dashuria kurrë s’mbaron”,  shkruan Ornela në këtë foto pa e fshehur mallin dhe nostalgjinë për kohët e vjetra.